Ndërlidhjet

Podolski i gëzuar me ardhjen e Ozil te Arsenali


Podolski dhe Ozil së bashku me lojtarët tjerë të kombëtares së Gjermanisë (Ilustrim)
Podolski dhe Ozil së bashku me lojtarët tjerë të kombëtares së Gjermanisë (Ilustrim)
Futbollisti i lënduar i Arsenalit, Lukas Podolski, ka thënë se ai është tejet i gëzuar për mundësinë që tash e tutje do të luaj përkrah bashkëkombasit të tij, Mesut Ozil, pasi ky i fundit u transferua nga Real Madridi të Arsenali.

Podolski besohet se nuk do të luaj gati të gjithë sezonin e vitit 2013 për shkak të një dëmtimi që e pësoi në lojën kundër Fenerbahce’s turke në ndeshjet e play offit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Mesut dhe unë do e shkundim Arsenalin”, Podolski i ka thënë gazetës gjermane, Bild.

24 vjeçari, Ozil i është bashkuar Arsenalit pasi e ka nënshkruar një kontratë prej 50 milion eurove të hënën.

Lukas Podolski ka thënë se ai ndjehet keq që nuk do të mund të luaj përkrah Ozilit deri në fund të këtij viti.
XS
SM
MD
LG