Ndërlidhjet

Fejohet Scarlet Johansson


Aktorja, Scarlett Johansson (ilustrim)
Aktorja, Scarlett Johansson (ilustrim)
Akorja amerikane, Scarlett Johansson, filmi i fundit i të cilës, “Under the Skin” është duke u shfaqur në festivalin e filmit në Venedik, është fejuar me të dashurin, gazetarin francez, ka njoftuar zëdhënësi i aktores.

Aktorja 28 vjeçare do të martohet me Romain Dauriac, por çifti ende nuk ka vendosur për datën e sakt të martesës.

“Unë mund të konfirmojë se Scarlett dhe Romain janë të fejuar”, ka thënë përfaqësuesi i saj, Marcel Pariseau.

Martesa e mëparshme e Johansson me aktorin Ryan Reynolds ka marrë fund në vitin 2011.
XS
SM
MD
LG