Ndërlidhjet

Kinë: Shumë banorë se dijnë gjuhën kryesore të shtetit


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Më shumë se 400 milion kinezë nuk mund ta flasin gjuhën kombëtare, mandarin ndërsa një pjesë tjetër e madhe e kinezëve e flasin keq, kanë njoftuar mediat shtetërore të enjtën, të njejtën ditë kur qeveria ka nisur përpjekjet për unitet gjuhësor në Kinë.

Partia Komuniste e Kinës e ka promovuar gjuhën mandarin për dekada me qëllim të unifikimit të kombit që flet mijëra dialekte dhe jo pak gjuhë të minoriteteve.

Por, këto përpjekje janë penguar për shkak të hapësirës territoriale të shtetit dhe mungesës së investimeve në arsim, veçanërisht në zonat e varfëra.

Zyrtarët e kanë pranuar se ata ndoshta asnjëherë nuk do të arrijnë që ta përhapin gjuhën mandarin në të gjithë shtetin.

Tibetianët kanë protestuar kundër përdorimit të mandarinit nëpër shkolla, derisa në vitin 2010 qindra kantonezë kanë protestuar në qytetin jugor Guangzhou për shkak të frikës se autoritetet po bëjnë përpjekje që ta margjinalizojnë gjuhën kantoneze.
XS
SM
MD
LG