Ndërlidhjet

Kosova embargo prodhimeve maqedonase


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Qeveria e Maqedonisë ka njoftuar se autoritetet e Kosovës prej mbrëmë kanë vendosur embargo për shumë prodhime maqedonase që tregtohen në Kosovë.

Vendimi, sipas qeverisë, vjen si masë e reciprocitetit për shkak të vendimit të qeverisë së Maqedonisë për ndalimin apo importin e kushtëzuar të miellit nga jashtë, përfshirë edhe Kosovën.

“Qeveria e Maqedonisë edhe zyrtarisht është njoftuar me vendim të qeverisë së Kosovës. Kjo çështje do të shqyrtohen në mbledhjen e radhës së qeverisë, por deri në ndonjë vendim tjetër, mbetet në fuqi vendimi i qeverisë për ndalimin e importit të miellit nga vendet fqinje me qëllim të mbrojtjes së prodhimit të brendshëm. Qeveria nga data 2 shtator ka shfuqizuar vendimin për importin e grurit nga jashtë, por ajo për miellin mbetet ende në fuqi”, ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë së Maqedonisë, Muhamet Hoxha.

Pas vendimit të qeverisë së Kosovës, prej mbrëmë nuk lejohet që nga Maqedonia në territorin e saj të hyjnë të gjitha prodhimet bujqësore, si drithërat, pemët, perimet, lëngjet, qumështi dhe prodhimet e tij, verërat dhe alkooli.

Sipas njohësve të çështjeve ekonomike, vendimi i qeverisë së Kosovës do të reflektohen negativisht në ekonominë e Maqedonisë për shkak të këmbimit tregtar që është në favor të ekonomisë maqedonase.

Gjatë këtij viti në Kosovë janë eksportuar mall në vlerë prej 160 milion dollarë ndërsa nga Kosova në Maqedoni është importuar 17 milion dollarë apo 0.5 për qind nga importi i përgjithshëm.
XS
SM
MD
LG