Ndërlidhjet

Çeki: Gjenden 16 kafka njerëzish në qendër të Pragës


(Ilustrim)

(Ilustrim)

16 kafka njerëzish janë gjetur në qendër të kryeqytetit çek, Pragë.

Pesëmbëdhjetë janë gjetur të enjtën në një kuti druri në afërsi të një kazani plehërash.

Zëdhënësja e policisë, Jana Roesslerova ka thënë se secila kafkë e ka pasur të shënuar një numër. Policia ka njoftuar gjithashtu se e ka nisur hetimin për këtë rast.

Të mërkurën, një person i pastrehë e ka gjetur një kafkë gjithashtu në qendër të qytetit. Edhe kjo kafkë e gjetur ka qenë e shënuar me numër.

Policia çeke ka thënë se ende nuk është e qartë nëse të dy rastet kanë lidhje me njëra tjetrën.
XS
SM
MD
LG