Ndërlidhjet

logo-print

Krasniqi: Ligji i amnistisë do "pastrohet" sipas vlerësimit të Kushtetueses


Fotografi arkivi e kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi

Fotografi arkivi e kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se shërbimi juridik i Parlamentit do ta kryejë “pastrimin” e neneve të Ligjit për amnisti, të cilin Gjykata Kushtetuese i ka shpallur në kundërshtim me aktin më të lartë juridik të vendit.

“Për këtë duhet pyetur zyra ligjore e Parlamentit, por për dijeninë time, administrata e Kuvendit e ka për detyrë që ta pastrojë ligjin në bazë të udhëzimeve të Gjykatës Kushtetuese. Pas pastrimit, ligji duhet dërguar Presidencës. Pas shpalljes, ligji do të hyjë në fuqi”, e citojnë mediat serbe kryeparlamentarin Krasniqi.

Gjykata Kushtetuese në Kosovë gjatë kësaj jave ka publikuar vlerësimin për Ligjin për amnistinë, duke thënë se ai është në pajtim me aktin më të lartë juridik të Kosovës, pos disa neneve që kanë të bëjnë me 10 lloje të krimeve.
XS
SM
MD
LG