Ndërlidhjet

Dihen gjysmëfinalistët e "US Open"


Stadiumi, "Arthur Ashe" ku mbahen përballjet e teniserëve në kuadër të "US Open"
Stadiumi, "Arthur Ashe" ku mbahen përballjet e teniserëve në kuadër të "US Open"
Numri një në botë në tenis, Novak Gjokoviq ka arritur pa probleme të shkojë në gjysmë finale të një prej katër garave më të mëdha botërore të tenisit, “US Open”, pasi e ka mundur rusin, Mikhail Youzhny me rezultat, 6-3 6-2 3-6 6-0 .

Teniseri serb e ka mundur kundërshtarin rus për vetëm dy orë e 34 minuta në stadiumin "Arthur Ashe" për të kaluar në gjysmëfinale ku e pret zvicrani, Stanislas Wawrinka i cili arriti të fitojë përballjen me kampionin e vitit të kaluar, Andy Murray.

Përballja në mes të Gjokoviq dhe Wawrinkas do të jetë e para pas një ndeshje e konsideruar epike dhe e stërzgjatur në Australian Open në janar, kur Gjokoviq fitoi 12-10 në setin e pestë.

Finalisti tjetër do të caktohet në mes të kampionit të “French Open”, Rafa Nadal dhe francezit, Richard Gasquet.
XS
SM
MD
LG