Ndërlidhjet

NSA ka super-kompjuterë për qasje në informata para publikimit


Pamje nga ajri e shtabit të NSA, (Ilustrim)

Pamje nga ajri e shtabit të NSA, (Ilustrim)

Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA) e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raportohet se rregullisht ka punuar që të kontrollojë teknologjinë që përdoret në tërë botën për të mbajtur informatat e sigurta në internet.

Kjo është raportuar nga “The New York Times”, gazeta britanike, “The Guardian” dhe faqja e internetit joprofitabile, “ProPublica”.

Raportimet e përshkruajnë se si NSA ka investuar miliarda dollarë prej vitit 2000 për t’i siguruar qeverisë sekretet e gati të gjithë njerëzve.

Këto raportime tregojnë se si NSA ka ndërtuar super-kompjuterë për të thyer kodet e kriptimit derisa ka krijuar partneritet me kompani teknologjie për të ndërtuar “dyer nga prapa” në softwerët e tyre.

Një praktikë e tillë i ka dhënë qasje qeverisë në informatat digjitale të përdoruesve para se ato të kodoheshin dhe të publikoheshin në internet.

Këto zbulime të reja vazhdojnë të bëhen duke u mbështetur në dokumentet e dhëna mediave nga ish-kontraktori i NSA, Edward Snowden, që është arratisur në Rusi.
XS
SM
MD
LG