Ndërlidhjet

Lindjet e foshnjeve drejt nivelizimit në SHBA


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Lindjet e foshnjeve në Shtetet e Bashkuara pas rënieve të regjistruara në katër e vitet e fundit, duket se më në fund do të stabilizohen, raporton Associated Press.

Numri i foshnjeve të lindura vitin e kaluar, ka qenë pothuajse 4 milion, që është vetëm disa qindra më pak se viti 2011, sipas të dhënave që janë publikuar në një raport qeveritar të premtën.

Kjo tregon se së fundi, çiftet mund të jenë më pak të frikësuar për të pasur fëmijë për shkak të ekonomisë apo faktorëve të tjerë, thonë ekspertët.

Në mesin e arsyeve për këtë kthesë është edhe rritja e vogël e numrit të grave që lindin fëmijë në fillim të moshës 30 vjeçare, rritje kjo që nuk ka ndodhur nga viti 2007.

“Kjo mund të jetë një nivelizim apo potencialisht ndoshta mund të shohim edhe një rritje” në trendet e lindjeve në të ardhmen e afërt, ka thënë Brady Hamilton, statistician në Qendrën për Kontrollimin e Sëmundjeve dhe Preventivës.

Disa të tjerë janë megjithatë më pesimist.

“Rënia është e vërtetë që është zvogëluar, por ende kemi të bëjmë me rënie të numrit të lindjeve”, ka thënë Carol Hogue, ekspert në Universitetin Emory për trendet e lindjeve.

Rënia e numrit të lindjeve është një fenomen i ri në SHBA.

Lindjet kanë qenë në rritje që prej fundit të viteve të 90-ta duke e shënuar rekord në vitin 2007 me 4.3 milion lindje.

Rënia e shënuar më pas i atribuohet më së shumti krizës ekonomike që ndodhi pas atij viti.
XS
SM
MD
LG