Ndërlidhjet

logo-print

Malala do të nderohet edhe me një çmim ndërkombëtar


Malala Yousafzai (Ilustrim)

Malala Yousafzai (Ilustrim)

Adoleshentja pakistaneze, Malala Yousafzai, e cila ishte plagosur nga talibanët për shkak se luftonte për arsmimin e vajzave, do të nderohet të premtën më Çmimin për Paqe Ndërkombëtare të Fëmijve për këtë vit.

Organizata holandeze për fëmijë, "KidsRights" do ja dorëzojë Malalas, çmimin në vlerë prej 100 mijë eurove në ceremoninë që do të mbahet në Hagë.

Para pesë vjetësh, 16 vjeçarja, Malala, ka filluar të shkruaj blog ku i kritikonte përpjekjet e talibanëve për të instaluar ligjin islamik në rajonin ku ajo jetonte, në Pakistanin veri-perëndimor.

Ajo ishte plagosur me armë zjarri nga militantët e talibanëve në tetor të vitit 2012 për aktivizmin e saj, por ka arritur t’i mbijetoj sulmit dhe tani jeton në Britani.

Çmimi sot asaj do i dorëzohet nga një prej bashkë-fituesve të Çmimit Nobel për Paqe, Rawakkul Karman nga Jemeni.
XS
SM
MD
LG