Ndërlidhjet

Power: Rusia po e bllokon Këshillin e Sigurimit


Ambasadorja amerikane në OKB, Samantha Power
Ambasadorja amerikane në OKB, Samantha Power
Ambasadorja amerikane në OKB, Samantha Power, e ka akuzuar Rusinë se po e mbanë Këshillin e Sigurimit “peng” rreth krizës në Siri.

Power ju ka thënë gazetarëve në Nju Jork të enjtën se Rusia rregullisht e ka përdorur veton e saj ose për të bllokuar veprimet e Këshillit të Sigurimit kundër Sirisë që prej se ka shpërthyer kriza në këtë vend para dy vjetësh apo për të bllokuar Këshillin thjeshtë për të lëshuar komunikata.

Power ka thënë se ajo nuk ka asnjë arsye për të besuar se kjo sjellje do të ndryshojë.

Power ka shprehur skepticizmin rreth deklaratave të fundit të presidentit rus, Vladimir Putin se Rusia, “nuk përjashton” përkrahjen e intervenimit ushtarak kundër Sirisë nëse verifikohet se regjimi i presidentit sirian, Bashar al Assad ka kryer sulm kimik më 21 gusht
XS
SM
MD
LG