Ndërlidhjet

Pushteti i ri iranian nuk e mohon Holokaustin


Ministri i jashtëm iranian, Javad Zarif

Ministri i jashtëm iranian, Javad Zarif

Një mesazh që është shkruar në faqen e ministrit të jashtëm iranian në Facebook dënon masakrimin e hebrenjëve nga nazistët gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Postimi në faqen e Javad Zarif, gjithashtu e dënon “masakrimin e palestinezëve nga sionistët”.

Dënimi i Holokaustit nga një zyrtar i lartë iranian është një politikë ndryshe krahasuar me mohimin e Holokaustit nga presidenti i mëparshëm i Iranit, Mahmud Ahmedinexhad.

Megjithëse shumë zyrtarë iranian janë të pranishëm në rrjete sociale në Facebook dhe Twitter, shumica e profileve raportohet se mirëmbahen nga përkrahësit e tyre.

Zaris është i vetmi zyrtar iranian që thotë se vet i shkruan postimet në rrjetet sociale.

Të enjtën, një mesazh i Zarifit në profilin e tij në Twitter ju uronte hebrenjëve vitin e tyre të ri.
XS
SM
MD
LG