Ndërlidhjet

Asnjë përafrim qëndrimesh për Sirinë në samitin e G20-ës


Presidenti rus, Vladimir Putin i jep një shall për tu mbrojtur nga i ftohti, kancelares gjermane, Angela Merkel gjatë samitit G20 në Shën Petersburg, 06 gusht 2013
Presidenti rus, Vladimir Putin i jep një shall për tu mbrojtur nga i ftohti, kancelares gjermane, Angela Merkel gjatë samitit G20 në Shën Petersburg, 06 gusht 2013
Diskutimet në një darkë të vonshme pune të enjtën kanë dështuar që të përafrojë liderët e 20 shteteve më të industrializuara drejt një marrëveshjeje se si të reagohet ndaj dyshimeve për sulm kimik në Siri.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ju ka thënë reporterëve se takimi i liderëve të 20 ekonomive më të fuqishme në botë në Shën Petersburg, mbetët “gati njejtë” i ndarë në këtë çështje.

Presidenti amerikan, Barack Obama po kërkon intervenim ushtarak për ta dënuar qeverinë siriane pasi amerikanët e bëjnë atë fajtor për sulmin kimik të 21 gushtit.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se çfarëdo përdorimi i forcës pa aprovimin e OKB-së do të ishte “një akt i agresionit”.

Sidoqoftë, kryeministri britanik ka thënë se dëshmitë që regjimi i presidentit Bashar al Assad ka kryer sulm kimik kundër popullatës së vet po shtohet çdo herë e më shumë.

"Ne kemi kontrolluar disa mostra që i kemi marrë nga Damasku në laboratorin “Porton Doën” në Britani dhe aty verifkohet edhe më shumë përdorimi i armëve kimike në periferi të Damaskut”, i ka thënë Cameron televizionit publik, BBC-së.
XS
SM
MD
LG