Ndërlidhjet

Pakistan: Arrestohen 7 persona, deshën ta martonin 16 vjeçaren


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Policia në qarkun veri-perëndimor pakistanez të Swatit ka arrestuar shtatë persona pasi kanë bërë përpjekje që ta detyrojnë një vajzë 16 vjeçare që të martohet për të zgjidhur një mosmarrëveshje familjare.

Të arrestuarit përfshijnë babanë e vajzës, djalin që dëshironte të bëhej dhëndërr, babanë e këtij të fundit dhe katër pleqnarët fisnor të cilët kanë arritur ta realizojnë marrëveshjen.

Nëse dënohen, ata mund të përballen me 10 vjet burgim.

Rasti në fshatin Shah Dherai, i është bërë i ditur autoriteteve nga vëllai i vajzës pasi ajo ka bërë përpjekje për të vrarë vetën pasi nuk donte të martohej.

Parlamenti pakeistanez e ka ngritur këtë traditë të zgjidhjes së problemeve fisnore në raste penale në vitin 2004.

Mirëpo ky ligj shumë pak zbatohet pasi vajzat shumë rrallë ankohen te autoritetet pasi në këtë praktikë përfshihen anëtarë të familjes së ngushtë.
XS
SM
MD
LG