Ndërlidhjet

logo-print

Shteti holandez mund të mbahet fajtor për vrasjen e boshnjakëve


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Gjykata Supreme në Holandë ka vendosur që shteti holandez mund të mbahet përgjegjës për vdekjen e tre boshnjakëve myslimanë që ishin dëbuar nga paqeruajtësit holandez nga një kompleks i Kombeve të Bashkuara në Srebrenicë në vitin 1995.

Tre personat e këtij rasti kanë qenë pjesë e grupit prej rreth 8 mijë burrave e djemve që janë vrarë nga serbët e Bosnjes nën komandën e gjeneralit serb të Bosnjës, Ratko Mlladiq.

Masakra e Srebrenicës konsiderohet si masakra më e rëndë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Vendimi e mbështeti një vendim të mëparshëm nga një gjykatë apeli.

Kjo i hap rrugë të afërmve të viktimave që kërkojnë kompensim nga shteti holandez për vdekjen e tyre.

Ky vendim gjithashtu mund të ndikojë në gatishmërinë e shteteve që të marrin pjesë në misionet ardhshme paqeruajtëse të OKB-së.
XS
SM
MD
LG