Ndërlidhjet

logo-print

Kocijançiq: Zgjedhjet, fokusi kryesor i takimit Thaçi - Daçiq


Maja Kocijançiq (Ilustrim)

Maja Kocijançiq (Ilustrim)

Fokusi kryesor i takimit të së dielës në mes të kryeministrave kosovar e serb, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq do të jenë sërish zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Këtë ju ka thënë gazetarëve në Bruksel, Maja Kocijançiq, zëdhënësa e ndërmjetësuesës së këtij dialogu, Catherine Ashton.

“Ashtu siç e kemi paralajmëruar, Zonja Ashton të dielën do t’i takojë kryeministrat Thaçi dhe Daçiq për të 16-ën herë. Ata do ta vazhdojnë dialogun që është mbajtur në fund të muajit të tetë që do të thotë se në atë takim do të diskutohet implementimi i marrëveshjes së prillit e fokusi kryesor do të jetë përgatitja e zgjedhjeve”, ka thënë Kocijançiq.

Zëdhënësja e shefes për politikë të jashtme megjithatë ka thënë se zgjedhjet nuk do të jetë e vetmja temë që do të diskutohet, ndërsa nuk ka mundur të jap asnjë detaj ku kanë ngecur punët rreth telekomit dhe energjisë.

“Nuk është në pyetje se çfarë ka mbetur, por për atë se që këto zgjedhje të jenë të përgatitura mirë dhe në këtë kontekst ata do të diskutojnë për atë që është e rëndësishme për përgatitjen e zgjedhjeve… Unë ju thashë që zgjedhjet nuk janë e vetmja temë, ata do të flasin për implementimin e marrëveshjes së prillit dhe ju e dini që ai implementim është në proces e sipër”, ka thënë në fund Kocijançiq.
XS
SM
MD
LG