Ndërlidhjet

Gara për Moskën po i afrohet fundit


Lideri opozitar rus, Aleksei Navalni
Lideri opozitar rus, Aleksei Navalni
Lideri opozitar rus, Aleksei Navalni pritet të mbajë mitingun kryesor të fushatës së tij zgjedhore për kreun e qytetit të Moskës.

Moskovitët do t’i drejtohen kutive të votimit të dielën për të zgjedhur kryebashkiakun për herë të parë në dhjetë vjet pasi është rikthyer në fuqi mbajtja e zgjedheve rajonale.

Nalvani një kritik i ashpër i presidentit rus, Vladimir Putin, shihet si sfiduesi kryesor i kryetarit aktual të Moskës, Sergei Sobyanin i cili e ka përkrahjen e Kremlinit.

Organizatorët thonë se presin 25 mijë përkrahës të Navalnit të marrin pjesë në miting.

Sondazhet deri më tash kanë pasur rezultate të atilla që thonë se Sobyanini i përkrahur nga Kremlini do e sigurojë ri-zgjedhjen që në raundin e parë.

Navalni del se do të marrë 18 %.

Në qershor, Navalni është dënuar me pesë vjet burg për vjedhje të cilat ai thotë se janë të motivuara politikisht.

Ai është ende i lirë në pritje të vendimit të gjykatës së apelit.
XS
SM
MD
LG