Ndërlidhjet

Prokuroria e Kosovës, aktakuzë ndaj dy gjyqtareve dhe disa zyrtarëve të tjerë


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Prokuroria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se Prokuroria themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër Elmaze Fazliu, gjyqtare në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, njëkohësisht kryetare e panelit për lirim me kusht, Irfane Bucinca-Rizvanolli gjyqtare porote në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Bedri Durakut, oficer korrektues në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Koordinator i Panelit me Liri me Kusht dhe Fidahije Zogaj”.

Sipas njoftimit zyrtar, të sipërpërmendurit si “persona zyrtarë me qëllim që të gjykuarit Kushtrim Haziraj, t’i sjellin dobi, lirimin e kundërligjshëm me kusht nga vuajtja e dënimit kanë shfrytëzuar detyrën zyrtare dhe kanë kaluar kompetencat, dhe me Aktvendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës - Paneli për Lirim me Kusht e kanë liruar me kusht nga vuajtja e dënimit me burgim, ne kundërshtim me nenin 94 paragrafi 2 të Kodit Penal, pa i vuajtur 2/3 e dënimit të shqiptuar me Aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë”.

“Në këtë rast, gjyqtarja Elmaze Fazliu, gjyqtarja porote Irfane Bucinca - Rizvanolli, Fidahije Zogaj, dhe Bedri Duraku, me datë 10 prill 2013 së bashku kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal”, thuhet në fund të komunikatës të Prokurorisë Shtetërore të Kosovës.
XS
SM
MD
LG