Ndërlidhjet

logo-print

VV dërgon fletëvotimet në Kushtetuese


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Fletëvotimet e Kosovës vetëm me logo të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve do të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për tu verifikuar nëse janë në kundërshtim me aktin më të lartë juridik të Kosovës.

Kërkesa do të dorëzohet në Kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje e cila për këtë ka njoftuar në një konferencë me gazetarë në Prishtinë.

Kjo parti politike ka cituar nenin 6, pika 2 të Kushtetuës si dhe nenin 11 në kreun iii si arsye pse ata besojnë që heqja e stemës së Republikës së Kosovës nga fletëvotimet është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Përfaqësuesit e Vetëvendosjes gjithashtu kanë thënë se iniciativa qytetare serbe që në KQZ është paraqitur me emrin “Srbija” nxit urrejtje dhe nuk duhet të regjistrohet.

“Ndërkohë që me orientimin e Ivica Daçiçit dhe konfirmimin e Hashim Thaçit, Komisioni Qendror Zgjedhor hoqi stemën e Republikës së Kosovës, si dhe me 4 shtator u regjistrua një subjekt si listë e përbashkët serbe, e quajtur “SRBIJA”. Në këto kushte nuk do të ishte e papritur që logoja e tyre për shembull të ishte stema e Republika e Serbisë. Prej Rregullës për certifikimin e subjekteve politike, e deri tek Ligji për zgjedhjet e përgjithshme, e rregullojnë dhe e normojnë drejtpërdrejtë dhe indirekt emërtesat në përputhje me kushtetutshmërinë dhe me vlerat e republikës sonë”, është thënë gjatë konferencës.

Zyrtarët e VV gjithashtu kanë vlerësuar se rregulla për certifikim: “Neni 5, pika X, i lejon zyrës për regjistrim në KQZ, që nëse subjekti i cili paraqitet për regjistrim me emër që mund të nxisë urrejtje etnike, të drejtën për mos ta regjistruar atë”.
XS
SM
MD
LG