Ndërlidhjet

logo-print

Egjipt: Mbështetësit e Morsit mbajtën protesta të reja


Një proitestues e mbanë fotografinë e Morsit gjatë demonstratës së sotme në Kajro

Një proitestues e mbanë fotografinë e Morsit gjatë demonstratës së sotme në Kajro

Mijëra mbështetës të presidentit të përmbysur të Egjiptit, Mohammad Morsi, sot kanë mbajtur protesta të reja kundër qeverisë së mbështetur nga ushtria.

Protestuesit kanë marshuar pas faljes së Xhumasë, në kryeqytetin Kajro dhe në Aleksandri, Asiut, Ismajlia dhe Suez.

Duke valvitur flamujt kombëtarë, protestuesit kanë brohoritur “poshtë sundimi ushtarak”.

Disa prej tyre kanë mbajtur fotografi të Morsit, i cili ishte përmbysur nga ushtria më 3 korrik, pas protestave masive kundër presidencës së tij.

Presidenti islamist, Morsi, që po mbahet në një lokacion të panjohur, në gjykatë do të ballafaqohet me akuza për nxitjen e vrasjes së protestuesve vitin e kaluar.

Protestat e sotme u organizuan nga Vëllazëria Myslimane dhe aletatë e saj.

Prej përmbysjes së Morsit, autoritetet e Egjiptit e kanë arrestuar pjesën më të madhe të udhëheqjes së kësaj lëvizjeje dhe qindra anëtarë të saj, duke e shkatërruar aftësinë e organizatës për mobilizimin e mbështetësve të vet.
XS
SM
MD
LG