Ndërlidhjet

G20: Firmat e mëdha të paguajnë më tepër taksa


Liderët e Grupit 20 të vendeve me ekonomi udhëheqëse në botë, janë pajtuar që ta godasin mospagesën e taksave.

Shpallja u bë në kuadër të komunikatës së përbashkët në mbyllje të samitit dyditësh, që u mbajt në Shën Petersburg të Rusisë.

Liderët e kanë nënshkruar planin me të cilin parashihet siguria se korporatat shumëkombëshe i paguajnë taksat, “atje ku aktivitetet ekonomike krijojnë profite”, e jo që të ekzistojnë strehime për taksa.

Me këtë masë parashihet këmbim i informacioneve ndërmjet qeverive për t’i marrë në shënjestër ata që u shmangen taksave, ndërsa synohet që ky sistem të funksionoj deri në fund të vitit 2015.

Liderët e G20-tës kanë tërhequr vërejtjen se ripërtritja ekonomike botërore është shumë e butë, ndërsa ka rrezik për rënie të mëtejshme, prandaj pritoritet kryesor është realizimi i rritjes ekonomike dhe krijimi i vendeve të reja të punës.
XS
SM
MD
LG