Ndërlidhjet

Obama krahason Sirinë me Kosovën


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka krahasuar ndërhyrjen e mundshme në Siri me intervenimin e SHBA-së dhe të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë.

“Vendimi i Amerikës për të ndërhyrë në konfliktin në Kosovë më 1999 fillimisht ka qenë i papëlqyeshëm, por në fund ka qenë gjëja e duhur për t’u bërë”, ka thënë Obama pas samitit të G20-ës në Shën Petersburg, raporton Reuters.

Ai ka përsëritur akuzat kundër presidentit sirian, Bashar al-Assad, për përdorimin e armëve kimike, duke thënë se në ditët e ardhshme do të vazhdojë të kërkojë mbështetjen e Kongresit për aksion ushtarak në Siri.

Më 21 gusht, në periferi të Damaskut ka ndodhur sulm me armë kimike, nga i cili kanë humbur jetën qindra persona. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë kanë fajësuar regjimin sirian dhe janë duke shqyrtuar mundësitë për ndërhyrje.
XS
SM
MD
LG