Ndërlidhjet

Edhe Vuçiq në takimin Thaçi-Daçiq?!


Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, takohen të dielën në Bruksel, për rrethin e 16-të të bisedimeve.

Agjencitë serbe të lajmeve raportojnë se zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do t’i bashkohet po ashtu ekipit serb, ndonëse një gjë e tillë nuk konfirmohet nga zyrtarë të Bashkimit Evropian.

Tanjug citon burime të veta diplomatike të kenë thënë se pjesëmarrja e Vuçiqit mund të çojë në përparim të konsiderueshëm sa i përket çështjes së energjisë dhe të telekomunikacionit, e cila edhe pas dy vjetësh bisedime mbetet e hapur.

Zyrtarë të BE-së kanë thënë se në rend të ditës, temë dominante do të jenë zgjedhjet lokale në Kosovë, të caktuara për datën 3 nëntor.
XS
SM
MD
LG