Ndërlidhjet

Kerry në Evropë: Bisedime për Sirinë


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka arritur në Evropë, për bisedime që pritet të përqendrohen në planet e administratës Obama për të ndërhyrë ushtarakisht në Siri.

Kerry ka arritur në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, ku do të takojë ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian.

Të dielën në Paris, ai do të zhvillojë bisedime edhe me diplomatë arabë.

SHBA është duke kërkuar mbështetjen e aleatëve për të sulmuar caqet e Qeverisë siriane, të cilën e fajëson për sulmin e 21 gushtit me armë kimike.

Presidenti Barack Obama ka kërkuar nga Kongresi që të votojë masën, e cila autorizon sulmet.
XS
SM
MD
LG