Ndërlidhjet

Përgatitje për ndërtimin e 6 pikëkalimeve me Serbinë


Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri.

Delegacioni i Kosovës, i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, ka zhvilluar në Bruksel takimet e radhës për zbatimin e marrëveshjes për normalizim, ku është diskutuar mbi avancimin e zbatimit të marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit (IBM) dhe asaj për çështjet doganore.

Në përfundim të këtij raundi bisedimesh në Bruksel, Tahiri ka thënë se në këto takime janë dhënë vlerësime pozitive nga të gjitha palët lidhur me zbatimin e IBM-it.

Ajo ka theksuar se procesi i zbatimit të marrëveshjes ka hyrë në një fazë të re, ku janë duke u bërë përgatitje intensive për ndërtimin e ndërtesave të përhershme në gjashtë pikëkalimet kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë.
XS
SM
MD
LG