Ndërlidhjet

Australianët votojnë në zgjedhjet nacionale


Ilustrim

Ilustrim

Qytetarët australianë janë duke votuar në zgjedhjet nacionale.

Sondazhet e opinionit kanë treguar se koalicioni i sfidantit opozitar, Toni Abbot, ka gjasa të sigurojë fitore ndaj Partisë së Punës, të kryeministrit Kevin Rud.

Partia e Punës ka humbur popullaritetin prejse Rud ka udhëhequr një rebelim brendapartiak në muajin qershor, i cili ka çuar në rrëzimin e kryeministres Julia Gilard, e cila ka qenë femra e parë australiane që ka mbajtur këtë post.

Fushata parazgjedhore është fokusuar kryesisht në çështjet ekonomike.
XS
SM
MD
LG