Ndërlidhjet

Rodman: Kimin e kam mik të përjetshëm


Dennis Rodman

Dennis Rodman

Ylli i basketbollit amerikan, Dennis Rodman, ka takuar për herë të dytë udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-Un.

Duke folur për gazetarët në Pekin, pas fluturimit nga Phenjani, Rodman e ka cilësuar Kimin si “mik të përjetshëm”.

“Është miku im i përjetshëm. Nuk brengosem se çfarë mendoni ju për të”, ka thënë Rodman.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë sanksionuar Korenë e Veriut për shkak të testeve me raketa bërthamore.

Kim ka thënë se Rodman mund të vizitojë Phenjanin në çdo kohë. Ish-lojtari i NBA për herë të parë ka qëndruar në Kore të Veriut në muajin shkurt.
XS
SM
MD
LG