Ndërlidhjet

Papa Françesku është duke udhëhequr sot një ditë të agjërimit dhe lutjeve, në përpjekje për të nxitur paqen në Siri.

Vatikani ka shfaqur shpresën se katolikët e gjithë botës, ashtu si edhe ndjekësit e feve të tjera, do të marrin pjesë në të.

Papa do të udhëheqë manifestimin publik në Sheshin e Shën Pjetrit.

Këtë javë, ai u ka bërë thirrje udhëheqësve të G20-ës që të punojnë për ndalimin e luftës civile në Siri, e cila është në vitin e tretë.

Në letrën dërguar presidentit rus, Vladimir Putin, i cili ka qenë nikoqir i samitit të G20-ës, Papa ka thënë se nuk ka zgjidhje ushtarake për luftën.

Komentet e Papës janë bërë derisa Shtetet e Bashkuara kërkojnë mbështetje për sulme të mundshme ushtarake kundër regjimit sirian, i cili dyshohet se ka përdorur armë kimike.
XS
SM
MD
LG