Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga e pakënaqur me përfaqësimin e gruas


Presidentja Atifete Jahjaga

Presidentja Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se vendi përballet akoma me shifra shumë të ulëta të bizneseve që janë nën pronësinë e grave.

Ajo po ashtu ka thënë se Kosova ka pjesëmarrje të kënaqshme të gruas në vendimmarrje në nivel qendror dhe përfaqësim mbi 30 për qind në Kuvend, por, në nivel lokal, sipas saj, përfaqësimi i gruas mbetet në nivel mjaft të ulët dhe shqetësues.

Presidentja i ka bërë këto komente në Konferencën “Fuqizimi i grave ndërmarrëse në Kosovë”, organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

“Ndërsa po vazhdojmë të bëjmë hapa të rëndësishëm dhe vendimtarë në konsolidimin e shtetit tonë dhe në ndërtimin e institucioneve gjithëpërfshirëse të një shoqërie demokratike, përfshirja e gruas në secilën qelizë të saj duhet të mbetet pjesë qenësore e këtij rrugëtimi tonë të përbashkët. Vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë të përmbushim synimin tonë”, ka thënë pos tjerash presidentja Jahjaga.
XS
SM
MD
LG