Ndërlidhjet

Opozita në Australi pritet të fitojë zgjedhjet


Ilustrim
Ilustrim
Mediat në Australi raportojnë se opozita konservatore pritet të dalë fituese e zgjedhjeve të përgjithshme, të mbajtura të shtunën.

Sipas tyre, votat e para të numëruara sugjerojnë se koalicioni i udhëhequr nga sfidanti opozitar, Tony Abbott, ka siguruar fitore të qartë kundrejt Partisë së Punës, të kryeministrit Kevin Rudd.

Ministri i Mbrojtjes, Stephen Smith, ka pranuar se Partia e Punës do të humbasë zgjedhjet.

Partia e Punës ka humbur popullaritetin prejse Rud ka udhëhequr një rebelim brendapartiak në muajin qershor, i cili ka çuar në rrëzimin e kryeministres Julia Gilard, e cila ka qenë femra e parë australiane që ka mbajtur këtë post.

Fushata parazgjedhore është fokusuar kryesisht në çështjet ekonomike.
XS
SM
MD
LG