Ndërlidhjet

Një i vrarë në protestat kundër konsullatës iraniane


Afganistan
Afganistan
Së paku një person ka humbur jetën, pasi protesta jashtë konsullatës iraniane në Herat të Afganistanit është shndërruar në dhunë.

Policia ka thënë se qindra njerëz janë tubuar të shtunën për të protestuar kundër vonesave në viza.

Një zëdhënës i policisë ka thënë se ata kanë bërë përpjekje të sulmojnë konsullatën.

Policia ka bërë përpjekje t’i ndalojë, por protestuesit kanë qëlluar me gurë.

Protestuesit akuzojnë zyrtarët e konsullatës se kërkojnë ryshfet dhe vonojnë vizat.
XS
SM
MD
LG