Ndërlidhjet

Obama: SHBA s’mund të mbyllë njërin sy ndaj Sirisë


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se mosveprimi nuk është opsion për Sirinë, ku forcat e presidentit Bashar al-Assad kanë përdorur armët kimike.

Në adresimin javor në radio dhe Internet, Obama ka thënë se Shtetet e Bashkuara “nuk mund të mbyllin njërin sy”.

“Nuk mund të mbyllim njërin sy ndaj imazheve që kemi parë në Siri”, ka deklaruar presidenti amerikan.

Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet të përdorin forcë të kufizuar ushtarake në Siri, për të parandaluar sulmet kimike në të ardhmen, por ka paralajmëruar se “kjo nuk do të jetë një tjetër Irak ose Afganistan”.

Një javë më parë, Obama ka thënë se sulmi kimik i 21 gushtit në Siri ka vrarë mbi 1,400 njerëz, por ai ka kërkuar nga Kongresi që të autorizojë përdorimin e forcës ushtarake kundër caqeve siriane.

Kongresi do të mblidhet të hënën, ndërsa Obama do t’i drejtohet kombit të martën për mundësinë e sulmeve ushtarake në Siri.
XS
SM
MD
LG