Ndërlidhjet

Opozita fiton zgjedhjet në Australi


Kryeministri i Australisë, Kevin Rudd
Kryeministri i Australisë, Kevin Rudd
Opozita konservatore e Australisë ka fituar zgjedhjet e përgjithshme të vendit, duke i dhënë fund sundimit gjashtëvjeçar të Partisë Laburiste.

Kryeministri Kevin Rudd ka pranuar humbjen në zgjedhjet e së shtunës dhe ka thënë se do të japë dorëheqje nga kryetari i Partisë Laburiste.

Komisioni Zgjedhor në Australi ka thënë se me 83 për qind të votave të numëruara, koalicioni i udhëhequr nga Tony Abbott ka siguruar 88 ulëse të Parlamentit 150 vendesh.

“Vetëm për të shtatën herë në 60 vjet, Qeveria e Australisë ka ndryshuar”, ka thënë Abbott.

Partia Laburiste ka humbur popullaritetin prejse Rud ka udhëhequr një rebelim brendapartiak në muajin qershor, i cili ka çuar në rrëzimin e kryeministres Julia Gilard, e cila ka qenë femra e parë australiane që ka mbajtur këtë post.
XS
SM
MD
LG