Ndërlidhjet

Dhjetë vende evropiane u kthehen importeve nga Irani


Iran...

Iran...

Shtetet e Bashkuara kanë bërë përjashtime nga sanksionet për 11 vende, të cilat kanë ndaluar importet e naftës iraniane.

Departamenti i Shtetit ka thënë se Bashkimi Evropian nuk ka blerë naftën e Iranit qysh në korrik të vitit 2012.

Për shkak të këtij reduktimi, ky institucion ka njoftuar se dhjetë vende janë kualifikuar për përjashtim gjashtëmujor të sanksioneve dhe se ato mund të rinisin importet e naftës së papërpunuar iraniane.

Dhjetë vendet përfshijnë: Belgjikën, Republikën Çeke, Francën, Gjermaninë, Greqinë, Italinë, Holandën, Poloninë, Spanjën dhe Britaninë.

Japonia po ashtu do të bëjë përjashtime, pasi ka reduktuar ndjeshëm importet e naftës iraniane.

Sanksionet amerikane kanë për qëllim të dëmtojnë ekonominë e Iranit, për ta detyruar Republikën Islamike që të heqë dorë nga programi i kontestueshëm bërthamor.

Uashingtoni dyshon se ai ka për qëllim krijimin e armës atomike, por Teherani hedh poshtë akuzat.
XS
SM
MD
LG