Ndërlidhjet

BE: Regjimi sirian përgjegjës për sulmin kimik


Catherine Ashton gjatë takimit me John Kerryn - Vilnius, 7 shtator 2013.

Catherine Ashton gjatë takimit me John Kerryn - Vilnius, 7 shtator 2013.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka thënë se blloku 28-anëtarësh ka rënë dakord se informacionet në dipozicion tregojnë prova të fuqishme se Qeveria e Sirisë ka përdorur armë kimike, muajin e kaluar.

Ashton ka thënë se BE-ja do “përgjigje të qartë dhe të fuqishme” për sulmin e 21 gushtit jashtë Damaskut.

Ajo i ka bërë këto komente pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së me sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry, të shtunën në Vilnius.

BE-ja ka qenë e ndarë në lidhje me planet e SHBA-së për aksione ushtarake në Siri.

Uashingtoni ka thënë se mbi 1,400 njerëz kanë humbur jetën në sulmin kimik.

Presidenti Barack Obama ka deklaruar të shtunën se mosveprimi në Siri nuk është opsion për vendin e tij.

Ai ka thënë se janë të nevojshme sulme të kufizuara, por ka kërkuar nga Kongresi që të autorizojë përdorimin e forcës ushtarake.
XS
SM
MD
LG