Ndërlidhjet

Josipoviq në Manastirin e Deçanit


Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq.

Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq.

Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq, ka thënë se është i bindur se Kosova do të bëhet vend i paqes dhe bashkëpunimit.

Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, Josipoviq ka vizituar Manastrin e Deçanit dhe ka biseduar me igumenin Sava Janjiq.

“Ruajtja e këtij manastiri dhe bashkëpunimi që bëhet këtu midis kishës ortodokse serbe dhe autoriteteve të Republikës së Kosovës tregon se njerëzit munden së bashku, se optimizmi mund të fitojë pesimizmin dhe se njerëzit e vullnetit të mirë mund të mundin ata që nuk kanë vullnet të tillë”, ka thënë Josipoviq, raportojnë mediat serbe.

Të premten në Prishtinë, presidenti kroat ka takuar zyrtarët më të lartë të shtetit.
XS
SM
MD
LG