Ndërlidhjet

Talibanët lirojnë ligjvënësen afgane


Afganistan
Afganistan
Një ligjvënëse afgane, e rrëmbyer nga militantët tri javë më parë, është liruar në shkëmbim të të burgosurve.

Një zëdhënës i talibanëve ka thënë të shtunën se lirimi i Fariba Ahmadi Kakarit është shkëmbyer me lirimin e katër femrave dhe dy fëmijëve, të afërm të zyrtarëve talibanë.

Autoritetet afgane dhe të afërmit e Kakarit e kanë konfirmuar po ashtu lirimin e saj.

Kakar është rrëmbyer më 13 gusht, derisa udhëtonte me makinë në lindje të provincës Ghazni.
XS
SM
MD
LG