Ndërlidhjet

Egjipti nis ofensivën kundër militantëve në Sinai


Sinai - foto arkivi

Sinai - foto arkivi

Ushtria e Egjiptit ka nisur një ofensivë të gjerë kundër militantëve të dyshuar në Gadishullin Sinai.

Ushtarët në automjete të blinduara, të mbështetur nga tanke dhe helikopterë, kanë qëlluar fuqishëm strehat e militantëve, në atë që është përshkruar si operacioni më i madh në këtë zonë, në disa vite.

Pjesa veriore e Sinait, që kufizohet me Izraelin dhe Rripin e Gazës, ka qenë për kohë të gjatë strehë e militantëve islamikë.

Ofesniva atje vjen dy ditë pasi ministri i Brendshëm i Egjiptit, Muhammad Ibrahim, i ka shpëtuar një përpjekjeje për ta vrarë në Kajro.

Agjencitë egjiptiane kanë thënë se sulmi është kryer nga një sulmues vetëvrasës, i cili ka ardhur nga grupet militante në Sinai.
XS
SM
MD
LG