Ndërlidhjet

Bagdadi zhvendos banorët e kampit Ashraf


Kampi Ashraf
Kampi Ashraf
Kombet e Bashkuara kanë thënë se autoritetet irakiane planifikojnë të zhvendosin dhjetëra mërgimtarë iranianë nga kampi, ku, javën e kaluar, janë vrarë 52 banorë.

Zyra e OKB-së në Bagdad ka thënë të shtunën se autoritetet do të transferojnë banorët e mbetur të Kampit Ashraf në verilindje të Irakut në një objekt tjetër të zonës së Bagdadit.

Kampi Ashraf strehon anëtarë të organizatës Mujahedeen-e-Khalq, një grup iranian në ekzil që kundërshton Qeverinë iraniane, por për të cilin Iraku thotë se është ilegalisht në vend.

Të dielën e kaluar, sulmi në kamp ka lënë më pak se 50 banorë të gjallë.

Grupi Mujahedeen-e-Khalq ka akuzuar trupat irakiane për sulmin.

Bagdadi ka hedhur poshtë akuzat dhe ka nisur hetimin e vrasjeve.
XS
SM
MD
LG