Ndërlidhjet

Samaras: Fundi i recesionit më 2014


Kryeministri grek, Antonis Samaras.

Kryeministri grek, Antonis Samaras.

Kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras, ka thënë se recesioni gjashtëvjeçar i vendit do të marrë fund vitin e ardhshëm.

Ai ka thënë se Greqia tani është “një ishull i stabilitetit” në një rajon gjithnjë e më pak të qëndrueshëm.

Samaras i ka bërë këto komente në samitin tregtar të Selanikut, i cili ka qenë skenë e protestave të gjera kundër masave të ashpra të kursimit.

Greqia duhet të zbatojë kursime të mëdha në këmbim të ndihmës financiare nga kreditorët ndërkombëtarë.

Ekonomia greke është tkurrur për 23 për qind qysh në vitin 2008.

Deri më tash, ky vend ka marrë dy paketa ndihmash, në vlerë prej 240 miliardë eurosh.
XS
SM
MD
LG