Ndërlidhjet

logo-print

Sot - takimi i radhës Thaçi-Daçiq


Foto arkivi

Foto arkivi

Sot në Bruksel mbahet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Pritet që në fokus të takimit të jenë zgjedhjet e 3 nëntorit.

Dy kryeministrat do të bisedojnë edhe për telekomin e energjinë, çështje për të cilat paralajmërohet se do të arrihet marrëveshje.

Disa media serbe kanë raportuar se në takimin e sotëm do të jetë i pranishëm edhe zëvendëskryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ndonëse nga Burkseli nuk ka konfirmim zyrtar.
XS
SM
MD
LG