Ndërlidhjet

Rritet mbështetja për ndërhyrje në Siri


Siri - foto arkivi
Siri - foto arkivi
Shtetet e Bashkuara dhe Franca thonë se është rritur mbështetja ndërkombëtare për sulmet ushtarake në Siri, që do të ndëshkonin regjimin e Bashar al-Assadit për përdorimin e armëve kimike.

Duke folur në Paris, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka thënë se numri i vendeve të gatshme për të ndërmarrë veprime ushtarake është dyshifror.

Franca ka qenë deri më tani vendi i vetëm që publikisht ka njoftuar se mund t’i bashkohet Uashingtonit në operacione ushtarake.

Të shtunën, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë fajësuar Qeverinë e Sirisë për sulmit kimik të 21 gushtit dhe kanë bërë thirrje për “përgjigje të qartë dhe të fuqishme”.

Por, deklarata nuk mbështet në mënyrë eksplicite aksionin ushtarak.

Uashingtoni thotë se sulmi kimik jashtë Damaskut ka vrarë mbi 1,400 njerëz.
XS
SM
MD
LG