Ndërlidhjet

Tokio - nikoqir i Olimpiadës më 2020


Presidenti Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Jacques Rogge.
Presidenti Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Jacques Rogge.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka zgjedhur Tokion për nikoqir të Lojrave Verore më 2020.

Tokio ka mundur Stambollin në votën vendimtare, që është mbajtur të shtunën në Buenos Aires.

Stambolli ka avancuar në rrethin final, pas fitores kundrejt Madridit.

“Komitet Olimpik Ndërkombëtar ka nderin të njoftojë se Lojrat e Olimpiadës së 32-të, më 2020, do të mbahen në Tokio”, ka thënë presidenti Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Jacques Rogge.

Tokio është zgjedhur me gjithë shqetësimet për rrjedhjet radioaktive nga uzina bërthamore Fukushima, e cila ka pësuar dëme serioze nga tërmeti dhe cunami i vitit 2011.

Kjo do të jetë hera e dytë që Tokio organizaon Olimpiadën. Kryeqyteti japonez ka qenë për herë të parë nikoqir i ngjarjes më të madhe sportive më 1964.

Më 2016, Lojrat do të mbahen në Brazil.
XS
SM
MD
LG