Ndërlidhjet

Moska zgjedh kryetarin


Ilustrim
Ilustrim
Qytetarët e Moskës votojnë sot në zgjedhjet e para për kryetar komune, në gati një dekadë.

Kryetari aktual, Sergei Sobyanin, kandidat i Kremlinit, sfidohet nga Alexei Navalny, udhëheqës i opozitës.

Navalny aktualisht është në liri me kusht, pasi është gjetur fajtor për mashtrim.

Zgjedhjet bashkiake janë shfuqizuar më 2004, por janë rikthyer si koncesion me aktivistët pro-demokratikë.

Në total, rusët votojnë sot në 33 provinca, për të zgjedhur tetë guvernatorë, 16 asamble rajonale dhe kryetarët e 11 kryeqyteteve rajonale.

Kandidatët pro-Kremlinit pritet të sigurojnë shumicën e zyrave.
XS
SM
MD
LG