Ndërlidhjet

Maqedonia miraton masat kundër Kosovës


Ilustrim
Ilustrim
Qeveria e Maqedonisë ka miratuar aplikimin e masave kundër Kosovës, pas vendimit të kësaj të fundit për aplikimin e embargos për disa prodhime maqedonase.

Vendimi i Qeverisë në Shkup parasheh taksa rrugore prej 2 eurosh për çdo qytetar që kalon kufirin, taksë prej 5 eurosh për makina, ndërsa për mjetet transportuese taksa do të jetë 10 euro.

Zyrtarë të qeverisë kanë thënë se masat do të vlejnë derisa Kosova të heqë embargon për Maqedoninë.

Zhvillimet e tilla në raportet mes dy shteteve kanë ardhur pas vendimit të autoriteteve maqedonase për ndalimin e importit të miellit nga jashtë, që ka përfshirë edhe Kosovën.

Si kundërpërgjigje ndaj këtij vendimi, Qeveria e Kosovës prej para dy ditësh ka vendosur embargo për disa prodhime të Maqedonisë.
XS
SM
MD
LG