Ndërlidhjet

Rafsanjani mohon “deklaratat për Sirinë”


Akbar Hashemi Rafsanjani
Akbar Hashemi Rafsanjani
Ish-presidenti i Iranit, Akbar Hashemi Rafsanjani, ka hedhur poshtë deklaratat që i atribuohen atij dhe që fajësojnë Qeverinë siriane për përdorimin e armëve kimike kundër popullit të saj.

Rafsanjani ka thënë se deklarata që i atribuohet atij është “e pabazë”.

Sipas ish-presidentit iranian, ajo “ofron pretekst për keqpërdorime dhe intrgia të reja nga mediat perëndimore”.

Ai po ashtu ka dënuar planet e Shteteve të Bashkuara për sulme ushtarake kundër regjimit sirian, në përgjigje të sulmit kimik.

Një video e postuar të hënën në Internet ka treguar Rafsanjanin duke folur fundjavën e kaluar në provincën Mazandaran.

Ai ka thënë: “Njerëzit janë duke u nënshtruar sulmeve kimike të qeverisë së tyre dhe gjithashtu duhet të presin bombat amerikane të bien”.

Ministria e Jashtme e Iranit ka thënë se deklarata origjinale është “shtrembëruar”.
XS
SM
MD
LG