Ndërlidhjet

Në Kamboxhia konfirmohet fitorja e “sunduesit veteran”


Hun Sen
Hun Sen
Bordi shtetëror i zgjedhjeve në Kamboxhia ka ratifikuar fitoren e partisë së kryeministrit Hun Sen, duke hedhur poshtë pretendimet e opozitës se zgjedhjet kanë qenë të padrejta.

Njoftimi u jep fund sfidave ligjore të opozitës për zgjedhjet e 28 korrikut.

Raportet thonë se njoftimi ka gjasa të shkaktojë tensione të vazhdueshme politike dhe protesta të opozitës.

Rezultatet e shpallura të dielën në televizionin shtetëror i kanë dhënë Partisë Popullore të Senit 58 ulëse në Asamblenë Kombëtare, ndërsa opozitës 55 sosh.

Hun Sen ka sunduar Kamboxhian për 28 vjet.
XS
SM
MD
LG