Ndërlidhjet

Netanyahut nuk i pëlqejnë “urimet” e Iranit


Benjamin Netanyahu
Benjamin Netanyahu
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka hedhur poshtë “deklaratat pajtuese” nga zyrtarët iranianë, duke thënë se nuk është i impresionuar me urimet e Iranit për Vitin e Ri Hebre.

Sipas tij, mesazhi synon të largojë vëmendjen nga programi bërthamor i Iranit.

“Regjimi iranian do të gjykohet vetëm për veprat e tij, jo për urimet”, ka thënë Netanyahu.

Ai ka akuzuar Teheranin se bën përpjekje të krijojë armë bërthamore dhe i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të rrisë presionin mbi Republikën Islamike.

Mesazhet miqësore në Twitter, të publikuara nga presidenti i Iranit, Hassan Rohani, dhe ministri i Jashtëm, Javad Zarif, kanë përbërë titujt kryesorë të lajmeve në Izrael.

Irani thotë se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore.
XS
SM
MD
LG