Ndërlidhjet

Japonezët i gëzohen mikpritjes së Olimpiadës


Ilustrim

Ilustrim

Banorët e Tokios janë duke festuar zgjedhjen e qytetit të tyre për mikpritës të Lojërave Olimpike Verore më 2020.

Guvernatori i qytetit, Toshiyuki Akiyama, u ka bërë thirrje qytetarëve që të punojnë për një olimpiadë të suksesshme.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka zgjedhur kryeqytetin japonez në votimin e së shtunës. Në garë për mikpritjen e ngjarjes më të madhe sportive në botë kanë qenë edhe Stambolli e Madridi.

Tokio është zgjedhur me gjithë shqetësimet për rrjedhjet radioaktive nga uzina bërthamore Fukushima, e cila ka pësuar dëme serioze nga tërmeti dhe cunami i vitit 2011.

Kjo do të jetë hera e dytë që Tokio organizaon Olimpiadën. Ajo ka qenë për herë të parë nikoqire e saj më 1964. Më 2016, Lojërat do të mbahen në Brazil.
XS
SM
MD
LG