Ndërlidhjet

Siria ka kaluar “vijën e kuqe globale”


Sekertari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekertari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekertari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se ai dhe ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe janë pajtuar se përdorimi i armëve kimike nga regjimi sirian ka kaluar “vijat e kuqe globale”.

“Përdorimi i mjerueshëm i armëve kimike, nga ana e (Bashar) Assadit kalon vijën e kuqe ndërkombëtare, globale”, ka thënë Kerry, pas takimit në Paris.

Ai ndodhet në Evropë, në përpjekje për të siguruar mbështetje sa më të madhe për ndërhyrjen e huaj ushtarake në Siri.

SHBA akuzon forcat e Assadit për vrasjen e 1,429 njetëzve me gaz sarin, më 21 gusht.

Assadi ka hedhur poshtë çdo lidhje me sulmin.
XS
SM
MD
LG